Eros Ramazzotti është i dashuruar dhe tani del zbuluar duke postuar një foto të puthjes me gruan që i ka bërë ‘magji’. “Urime dashuria ime” shkruan ai duke iu referuar bukuroshes misterioze. Është deklarata e parë e këngëtarit, i cili është gati të bëhet gjysh (pasi vajza e tij Aurora Ramazzotti do të sjellë në jetë pas pak javësh fëmijën e saj të parë). Në të kaluarën ai ishte i martuar me Marica Pellegrinelli dhe Michelle Hunziker.

Ramazzotti i befasoi të gjithë me deklaratën e papritur sociale drejtuar një gruaje misterioze. Ndjekësit presin me padurim se kush është brunja që ka bërë për vete këngëtarin që për herë të parë del në publik me një puthje. Madje ai ka habitur edhe paparacët duke lënë të shtangur fansat. Tani të gjithë po kërkojnë për identitetin e partneres së re të Eros, e cila kohët e fundit ishte afruar shumë me ish-en e tij Michelle Hunziker.

Pak muaj më parë Eros Ramazzotti u fotografua me një modele, por duket se vajza në foto nuk është e njëjta person si në fotot e mëparshme. Në pritje të zbulimit të misterit, Eros i është përkushtuar turneut të tij botëror “Battito Infinito”. Orët e fundit ishte në koncert në Pragë dhe e dashura e tij e re ishte me të në prapaskenë dhe në Stories ai përsëriti: “Disa dashuri na japin një emocion përgjithmonë …”.

Eros Ramazzotti së shpejti do të bëhet gjysh pasi vajza e tij Aurora Ramazzotti është gati të lindë dhe Eros mezi pret të bëhet gjysh. Ai tashmë ka thënë se do të sjellë në skenë nipin për të kënduar me të. “Dua që ai në skenë të këndojë me mua, qoftë djalë apo vajzë… – tha ai gjatë koncertit në Arena Verona në shtator, kur ende nuk e dinte që Aurora priste një djalë – Gjëja më e rëndësishme është se ai është mirë dhe vjen në një botë më të mirë. Faleminderit Auri, të dua”, tha këngëtari gjatë koncertit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb