Hapin e parë e ka bërë Valentina. Në plazhin e Miami ajo ka shkuar pranë Eros Ramazzottit dhe i ka treguar historinë e saj. Ajo është piktore dhe teksa pikturon i pëlqen të dëgjojë muzikën e këngëtarit italian.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Eros duket i qeshur dhe i relaksuar në foton ekskluzive të së përjavshmes ‘Chi’, e cila do të dalë nesër në 19 shkurt. I shtrirë në një shezllon Eros dëgjon të renë venezueliane që jeton në Miami dhe buzëqeshja në buzët e tij tregon shumë. Pas ndarjes nga Marica Pellegrinelli, e përjavshmja ka kapur mat këngëtarin në shoqërinë e një mikeshe, e famshme në Florida për veprat e saj artistike.

Valentina jeton dhe punon në Miami, por mbi të gjitha pikturon duke dëgjuar muzikë të mirë. Jo vetëm Beatles dhe Queen, por edhe Eros Ramazzottin. Simpatia ka qenë e menjëhershme mes të dyve. Ka lindur një miqësi, apo një dashuri e re për këngëtarin pas fundit të dashurisë me Pellegrinelli?

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb