‘Në fund të fazës së parë të turneut më duhet të ndaloj, për t’u operuar në kordat e zërit…’.Kështu njofton në Instagram Eros Ramazzotti, duke ndërprerë ‘Vita ce n’e’ World Tour’, ku me 80 koncerte në mbarë botën feston 35 vjetorin e karrierës së tij.

Këngëtari flet për dy muaj ndalese me operacionin dhe periudhën e rehabilitimit: ’Më vjen keq për fansat e mi në Amerikën Veriore, Qendrore dhe Amerikën e Jugut’, shkruan ai dhe shton: ‘Të gjithë këtë do ta rikuperoj në vitin që vjen…’

Ish bashkëshorti i Michelle Hunziker tregon një foto nga Hamburgu, Gjermani, së bashku me mjekun që do ta operojë, profesor Markus Hess, të cilin e falënderon për profesionalizmin e tij.

Në dy muajt e fundit Eros ka dhënë koncerte në Europë, duke prekur qytete të rëndësishme si Lioni Madrid, Barcelona, Parisi, Brukseli, Monaco dhe Colonia. Pak javë më parë këngëtari këndoi në Miami me këngëtarin Luis Fonsi dhe më pas stop: ’Në Europë do ta nis rregullisht në 11 korrik në Locarno, me dy muaj e festivalit muzikor’, ka shtuar Ramazzotti, që premton se do të kthehet ‘më i fortë se më parë’.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb