TIRANE– Plot 90 maturantë në Ersekë kanë bojkotuar mësimin prej 5 ditësh. Ata shprehen kundër lëndës së detyrueshme me zgjedhje, e cila sipas tyre i pengon për të arritur pikët e nevojshme për të ndjekur studimet e larta.

Pas problematikave që kanë hasur maturantët e vitit të kaluar, të cilët janë ngritur edhe në protesta kundër mënyrës së pranimit në universitete, nxënësit janë bërë më të ndjeshëm ndaj kësaj çështje.
Ata thonë se gjuha e huaj, si lëndë e dytë me zgjedhje, nuk i jep atyre pikë për ndonjë fakultet.

“Jemi kundër lëndës së detyrueshme me zgjedhje. Duam që lënda e dytë me zgjedhje të mos jetë gjuha e huaj, kjo pasi gjuha e huaj na pengon për të kapur universitetin. Kjo lëndë nuk ka jep pikë për në fakultet”.

Maturantët e Ersekës thonë se do të vijojnë bojkotin e shkollës, derisa të zgjidhet ky problem.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: