E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, drejtoresha ekzekutive e Qendrës “Konsumatori Shqiptar” Ersida Teliti ka folur për projektin “Mbrojtja e përmirësuar ndaj diskriminimit e konsumatorëve në nevojë përmes zbatimit të përmirësuar të kuadrit ligjor dhe rregullator”, përmes të cilës tentohet vënia në lëvizje e institucioneve për të miratuar aktin ligjor që iu vjen në ndihmë klientëve në nevojë.

“Projekti është një risi e iniciuar nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në bashkëpunim me UNDP Albania, si dhe 5 organizata të Shoqërisë Civile me mbështetjen e Ambasadës Norvegjeze. Ky projekt synon detyrimin në një farë forme të institucioneve publike për të nxjerrë një VKM, që do të rregullojë në mënyrë specifike, duke bërë parashtrimet përkatëse të ligjit për sektorin e energjisë elektrike. Në nenet 95 dhe 96 të këtij ligji, duke bërë përcaktimet se cilët janë klientët në nevojë, cilat janë kategritë që do përfitojnë, cilat do jenë mënyrat që do përfitojnë, si do përfshihen në këtë rrjet, regjistri përkatës dhe nëse dalin nga rrjeti i klientëve në nevojë si do bëhet kjo procedurë? Përcaktimi aktual është nga ligji, ne synojmë të zgjerojmë konceptin e individëve ose subjekteve që do përfshihen si klientë në nevojë, përtej përcaktimeve ligjore dhe konkrete. Aksesi në energji elektrike është një nga drejtat e njeriut, është ngushtësisht e lidhur me marrjen e shërbimeve të tjera. Nëse nuk kanë akses në energji nuk mund t’i mundësohet e drejta për shëndetësi, edukim apo arsim, në këtë periudhë të mësimit online. Një nga qëllimet e projektit është nxjerrja e studimit që do bëjmë dhe do t’i dërgohet institucioneve përkatëse”-deklaroi Teliti.

Ersida Teliti foli dhe për lobimet që po kryhen në terren me përfaqësues të ministrive përkatëse, OSHEE, ERE dhe pushtetit vendor.

“Lobimi ka nisur që në fazën e parë të zbatimit të projektit, ku u realizua një takim nga ana e komisionerit, Shoqërisë Civile dhe përfaqësues të 3 ministrive përkatëse, si dhe nga përfaqësues të OSHEE dhe Entit Rregullator të Energjisë Elektrike. Është
diskutuar në lidhje me projektin dhe se si do bashkëpunohet më tej. Impakti i parë ka qenë pozitiv. Është realizuar edhe një takim me përfaqësues të pushtetit vendor në 8 bashki, ndërsa një tjetër mënyrë lobimi është daljet televizive, artikujt online duke shpresuar që diku do trokasë dhe një vesh do ta dëgjojë”-u shpreh Ersida Teliti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb