TIRANE

Ka nisur në bashkinë e Beratit konstituimi i këshillit të ri bashkiak, që do të pasojë me proçesin e betimit të kryetarit të ri të bashkisë, Ervin Demo. Mësohet se administrata e bashkisë nuk ka marrë pjesë në kostituimin e këshillit bashkiak.

Megjithatë, hyrja e kryetarit të ri, Ervin Demo mësohet se nuk është shoqëruar me asnjë debat apo incident nga opozita.

Ministri Blendi Klosi, ka theksuar në fjalën e tij se përgjegjësia që i dha populli i Beratit, Ervin Demos është e madhe dhe do të përmbushet me devotshmëri nga kryetari i ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb