TIRANË

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka mbërritur në selinë e PD, menjëherë pas largimit nga emisioni “Pikat mbi i” në News24, por prania e tij nuk është pritur mirë nga protestuesit e mbledhur në oborrin e selisë blu

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se në momentin që Salianji ka mbërritur, mbështetësit e zotit Berisha janë acaruar dhe kanë lëshuar thirrje kundër tij deri sa ai është futur në selinë e PD. Thirrje janë lëshuar dhe kundër kreut të PD-së Lulzim Basha dhe pro Berishës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb