KORÇË

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka vizituar nga afër banorët e prekur nga tërmeti në Korçë. Salianji tha se situata është e rëndë, duke shtuar se përpos shpalljes të situatës së jashtëzakonshme, duhet dëmshpërblim për çdo pronë të dëmtuar.

“Situatë më emergjente se çdo emergjencë, shpallja e gjendjes se jashtëzakonshme, dëmshpërblimi për çdo pronë të dëmtuar dhe përqëndrimi i gjithë burimeve në bashkitë Korçë, Devoll dhe Kolonjë, kryesisht në Floq, Qafzez dhe Vidohovë në zonat e shkatërruara nga tërmeti!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fëmijë të vegjēl, gra, të moshuar dhe burra të gjunjëzuar dhe me lot dhimbje për mundin e gjithë jetës te shkuar dëm dhe për pamundësinë për të ndihmuar familjet që flenë me keq se bagëtitë në kasolle apo çadra skandaloze pa asnjë kusht. Nuk është kërkesë për përfitim politik, ështē keërkesë njerëzore përcveç se detyrim ligjor për të ndihmuar qindra familje që vuajnë në mes të rrugëve! Nuk zgjidhet situata me facebook dhe me parada por me përqëndrim të çdo burimi në zonë, ka nevojë emergjente për ushqime, ilaçe, batanije dhe më shumë se këto kanë nevojën të sigurohen që prona dhe jeta e tyre do të rindërtohen!

Turpi i mbuloftë gjithë ata punonjës administrate që e ndajnë për të majte dhe jo për votuesit e PD dhe pakon e makaronave që nevojitet për të mbajtur frymën e banorëve”, tha Salianji, ish-deputet i PD.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb