TIRANË

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji deklaron se Kepi i Rodonit po jepet me PPP. Salianji ka publikuar një kontratë, ndërsa shkruan se një llokmë tjetër nga pasuria e Shqipërisë bëhet gati për “pronësim”.

Sipas tij, çdo PPP është interes dhe përfitim direkt pa asnjë kontribut për publiken, në shumicën e PPP janë para të buxhetit që i kalojnë për administrim xhepit të oligarkëve! “Shqipëria nuk është e varfër, është e vjedhur!”, shkruan ai.

POSTIMI I SALIANJIT
Dje Saranda sot Rodoni…Çdo ditë një vjedhje! Sot një llokmë tjetër nga pasuria e Shqipërisë bëhet gati për “pronësim”!
Jepet me PPP, një nga asetet më të kërkuara më me vlerë deri sot e diskutuar shumë se si do të mund të përdorej me mirë.
Gjithçka me PPP, çdo pronë publike, çdo aset kombëtar, toka, dete, lumenj, miniera, minerale, naftë….gjithçka në disa duar ndërkohë që çdo ditë rritet represioni ndaj të varfërve, njerëzve që derdhin gjak për të siguruar ushqimin e përditshëm,
Çdo PPP është interes dhe përfitim direkt pa asnjë kontribut për publiken, në shumicën e PPP janë para të buxhetit që i kalojnë për administrim xhepit të oligarkëve! Shqipëria nuk është e varfër, është e vjedhur!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb