Kandidati i Partisë Demokratike, në qarkun e Korçës, Ervin Salianji, ka zhvilluar këtë të enjte një takim me banorët e Drithasit.

Përmes një statusi në rrjete sociale, Salianji, ka treguar detaje nga takimi i zhvilluar, si dhe ka pasqyruar problematikat e banorëve të atij komuniteti.

Gjithashtu, Salianji thekson se pas 25 prillit, do i kthehet shpresa e toka njerëzve punëtorë, në mënyrë që edhe të rinjtë të kthehen nga emigracioni.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit:

Socialistët thonë kur vijnë zgjedhjet në Drithas varim xhaketën sepse çfarëdo të ndodh, ata sërish do të na votojnë. “Le ta provojnë të vijnë këtë herë deputetët e PS”, tha një prej banorëve të fshatit. Zhgënjimi dhe abuzimi 8 vjeçar do të marrë fund në 25 prill. Të ndalim vjedhjen e tokave që po i merren banorëve të fshatit të Drithasit! T’i rikthejmë shpresën dhe tokën këtyre njerëzve punëtorë! T’i japim subvencionet që u takojnë dhe t’i kthejmë fëmijët nga emigracioni! #Bashkëpërndryshim ✌️ ??


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb