Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, thekson se konfliktet me armë, përplasjet e bandave për territor dhe trafiku i drogës, janë kthyer në një realitet për vendin.

Ai nënvizon më tej se rendi dhe siguria publike është në një nivel alarmant dhe frika, ankthi e pasiguria është ajo që mbizotëron.

Postimi i Ervin Salianjit:

Vrasjet e stilit mafioz, trafiku i drogës, emigrantët e paligjshëm, dhuna e përditshme, konfliktet me armë dhe përplasjet e bandave për kontrollin kriminal të territorit janë kthyer në normalitet të kobshëm. Rrallë ka ditë pa mungesa të ngjarjeve të rënda kriminale, aq sa lajm pêrben mungesa e ngjarjeve tashmë!
Bashkëpunimi me krimin dhe bandat për të siguruar vota për rilindjen po jep efektet qartë në kontrollin e territorrit që e ka mafia në zotërim dhe jo qeveria! Rendi dhe siguria publike në nivel alarmant, pasiguria, frika dhe ankthi mbizotëron!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb