Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 sqaroi me përpikmëri se si lista e hapur e deputetëve që propozon PS në fakt është e mbyllur, siç tha.

Ai u shpreh se ndryshe nga modeli i PS-së, që siguron mandatin e emrave të tretë apo të katërt në listën e deputetëve, pavarësisht votave që marrin, PD-ja propozon që secili kandidat të përballet drejtpërdrejt me gjykimin e popullit, pa pasur mburojën politike.

“Propozimet e PS për lista të hapura janë edhe më të mbyllura se sistemi i mbyllur, do të angazhohet një pjesë e llumit që do lëshohet për të mbledhur vota. Partia paraqet listën me emra, më rëndësi është që ai që grumbullon më shumë vota të dalë deputet. Ndërsa Rama propozon një listë që nuk fiton ai që ka më shumë vota, por ai që rendit partia. Po marr si shembull Qarkun e Korçës, nëse në 11 deputetë nga 1 në 11, 4 apo 3 të parët që fitojnë nuk i lëviz dot edhe pse dikush mund të marrë 11 mijë vota…pra i pari i listës merr 100 vota, por ai me 10 mijë vota nuk e lëviz dot atë. Ne po këmbëngulim për substancën e problemit.

Ne propozojmë listë me renditje alfabetike sipas qarqeve dhe qytetari zgjedh me votën e tij kush ju pëlqen nuk iu imponojmë ne as PD figurat. Frika e PS është që figurat më të pështira, të urryera dhe korruptuara të imponohen duke qenë të sigurt në vendet e para, këta çunat problematikë, këta të lidhurit me bandat, dikush në listën e zezë të DASH. Padyshim që këta nuk hyjnë dot me votën e qytetarëve”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb