Erzeni dhe Egnatia kanë zhvilluar një nga sfidat më të bukura të këtij sezoni, teksa në fund, fituan shijakasit me rezultatin 2-1. Një sukses që ngjit Erzenin në vendin e katërt, duke u rikthyer në pretendimet për një vend në Evropë.

Erzeni zhbllokoi takimin nga pika e bardhë e penalltisë. Kahrimanovic gjuan saktë dhe 1-0 për shijakasit, që luajnë si pritës në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

Pas 5 minutash Erzeni shënon edhe golin e dytë. Goditje dënimi e Alan, që devijohet dhe nuk kontrollohet mirë nga Sherri, Nonato vjen me shpejtësi dhe dyfishon shifrat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

Në sekondat e fundit shtesë të pjesës së parë Egnatia ngushton shifrat në 2-1. Është Duamena që rihap sfidën. Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar, e hapur dhe me shumë raste nga të dyja skuadrat, por nuk pati më gola.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb