TIRANE-Te merkuren pasdite jane luajtur dy takimet e play-off-it në Durrës dhe Tiranë. Besa ka shënuar fitore ndaj Turbinës ne Durres me rezultat 2-0, duke siguruar qëndrimin në kategorinë e parë. Ndërsa Erzeni rikthehet pas 7 vitesh në kategorinë e parë, pasi mundi ne Tirane Tomorrin, qe i bashkohet Turbinës në kategorinë e dytë.

Turbina – Besa 0-2
Besa mund Turbinën 2-0, duke ia shuar ëndrrën për kategorinë e parë. Kavajasit shënuan dy herë në portën kundërshtare me anë të Çelhakës dhe Sallakut, për vetëm 10 minuta.

Tomorri – Erzeni 0-1
Erzeni fiton 1-0 ndaj Tomorit ne Tirane me gol te Pashës në minutën e 86’. Me kete fitore, Erzeni rikthehet ne kategorine e pare pas 7 vitesh.

(a.n/ata/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb