Tashmë ka shkuar në tre numri i të shëruarve nga COVID-19 tek KF Partizani, gjë që ka sjellë dhe një qetësi tek kampi i të kuqve.

21- vjeçari Esat Mala rezultoi negative në testin e dytë teksa radhën tashmë e kanë Erald Çinari dhe Kristi Kote. Më parë negativë rezultuan lojtarët e parë që u infektuan me COVID-19, rumuni Dejan Boldor dhe Besnik Ferati.

Nuk u mësua se nga kush erdhi COVID-19 brenda kampit të Partizanit, por Çinari, Mala e Kote akuzuan menjëherë Boldorin dhe motrën e tij teksa e goditën atë fizikisht poshtë pallatit  të tij në Tiranë. Duket se KF Partizani i ka kaluar momentet e këqija nga COVID-19 dhe po i kthehet normalitetit për t’u fokusuar tek objektivat sezonalë që luhen në këto ndeshje të fundit.

 

STATUSI NGA PARTIZANI

NJOFTIM

FK Partizani njofton se Esat Mala, një prej lojtarëve të ekipit që u konfirmuan pozitiv me CODIV-19, ka rezultuar negativ. Mesfushori 21 vjeçar ka kryer testin e dytë të hënën dhe ka dal negativ. Tashmë testimeve të radhës priten ti nënshtrohen edhe dy lojtarët e tjerë Erald Çinari dhe Kristi Kote.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb