Zëvendësndihmës sekretari amerikan për çështje evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Escobar, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se SHBA-të janë duke punuar me BE-në që RMV të integrohet sa më shpejtë.

Ai ka thënë se administrata e tyre jep mbështetje të fortë, ndërsa ka theksuar se praktikisht RMV është pjesë e BE-së.

“Administrata jonë jep mbështetje të fortë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, dhe jemi duke punuar me Bashkimin Evropian që kjo të bëhet sa më shpejtë”, u shpreh Escobar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb