I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka deklaruar se SHBA mbështet aspiratat euroatlantike të Prishtinës.

Escobar ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani si edhe me kryeministrin Albin Kurti.

“Dëshiroj të shpreh mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe solidaritetin për Kosovën në këtë moment krize”, tha Escobar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb