Në protestën që po mbahet pranë Ministrisë së Brendshme për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Jonadës, një i afërm i saj ka bërë thirrje për shtrirje të protestave.

Kjo protestë, sipas tij duhet të rritet për Jonadën dhe tërë fëmijët që rriten të pasigurt, e për ata që i hipin gomoneve për tu vrarë deteve të botës.

Ai ka shtuar se Jonada tashmë është amaneti i tërë shqiptarëve.

“Jam kushëri i 2 i Jonadës, dhe i pari i mamit të Jonadës.

Pas kamerave keni edhe dajën e Jonadës që nuk po flet se atë që i mban shpirti atij është e vështirë ta mbani ju.

Asnjë nga ne, familjarë e qytetarë nuk ka asgjë as me policinë e gazetarët, falenderojmë mediat që bëjnë punën e tyre.

Dikush i quan vampirë e dikush kërkon të bëjë punën e patronazhistëve, Jonada ka 2 prindër por sot ka të gjithë shqiptarët prindër. Jonada është amaneti juaj i të gjitha shqiptarëve, mbajeni ose jo, mos prisni sa t’ju vdesë një i afërm…

Kjo protestë duhet të rritet për Jonadën dhe tërë fëmijët që rriten të pasigurt, e për ata që i hipin gomoneve për tu vrarë deteve të botës.

I ftoj të gjithë mediave që ti mendojnë të gjitha a do ta shtrojmë shembullin e mirë apo jo? Ju e keni në dorë.

Të gjithë mediat që kanë bërë punën e vet i falenderojmë.

Shqiptarët kush të dojë le të marshojë drejtë Kryeministrisë e të tregojmë që do të vijmë prap”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: