Në shtëpinë e Real Madrid shpërthen edhe një herë çështja Bale, në fakt kjo ka qenë një çështje e cila nuk është mbyllur kurrë, të paktën që nga vera kur sulmuesi ishte me një këmbë jashtë Madridit. Bale nuk luan që nga 5 tetori, zyrtarisht për një problem në pulpë, por me sa duket ky dëmtim nuk e ka penguar të grumbullohet dhe të stërvitet me ekipin përfaqësues.

Gigs
Gigs

Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs, ka përfshirë sulmuesin e Realit në listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e fundit në “Euro2020”, kundër Azerbajxhanit dhe Hungarisë. Mediat spanjolle i kanë kushtuar faqen e parë këtij detaji, është apo jo i dëmtuar Bale?.

Marca
Marca

Ky duket një “dëmtim diplomatik” i Bale duke qenë se nuk është një zgjedhje e parë për trajnerin Zidane. Për Bale do të dëgjojmë shumë në ditët në vijim, mbi të gjitha në janar, ku emri i tij pritet të jetë prezent në merkaton e transferimeve.

Gareth Bale
Gareth Bale

Jo vetëm Kina është e interesuar për mëngjarashin por dhe Inter mbetet një opsion, ku Conte kërkon një sulmues pas dëmtimeve të Politanos dhe Sanchez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: