I ftuari i dytë në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte këngëtari i njohur, Mateus Frroku.

Teksa në studio u dha projekti i tij i fundit muzikor “Mu Kadale”, këngëtari tha se kjo këngë ka ardhur si pasojë e emocioneve të bukura që ai po përjeton këtë periudhë të jetës së tij, teksa sqaroi se nuk është një këngë që i dedikohet veçanërisht personit të zemrës.
Mateus Frroku pranoi se është në një lidhje dashurie me një vajzë që i përket botës së artit. “Është artiste”, tha ai.

Mateusi tregoi se ai dhe partnerja e tij kanë preferuar që këtë romancë ta mbajnë larg vëmendjes mediatike, edhe pse përditshmërinë e tyre ata e shijojnë normalisht duke mos u privuar nga “syri i publikut”.

Këngëtari zbuloi se vajza që i ka rrëmbyer zemrën është brune, teksa nuk preferoi të japë më shumë detaje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb