SUEDI

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka quajtur përkthyesin e tij “bandit” gjatë një bisede që kishte me kryeministrin suedez Stefan Lofven. Putin tha se përkthyesi është “bandit”, fill pasi ai nuk e përktheu mirë fjalën e tij.

Biseda u zhvillua në Forumin Ndërkombëtar Arktik në Shën Petërsburg të martën e 9 prillit, ku Rusia po mundohet të forcojë marrëdhëniet më shtetet e tjera në rajon.

Putin i quajti “miq” biznesmenët suedezë që kanë investuar në Rusi miliona dollarë, ndërsa përkthyesi tha “partnerë”.

Kaq mjaftoi që Putin të “nxehet”. Kreu i shtetit rus ia ktheu: “Unë thashë miqtë, ai e pëktheu partnerët, banditi.

Të dy liderët diskutuan për zhvillimin e marrëdhënieve të mira, pavarësisht tensioneve që ekzistojnë mes dy shteteve. Presidenti Putin njoftoi për një rritje 30% te tregtisë me vendin skandinav.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb