Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-kreut të bashkisë Durrës Vangjush Dako.

Në një postim në Facebook, ai u shpreh se urdhri për arrestimin e Dakos ishte firmosur katër ditë më parë, por se një urdhër i tillë është bllokuar nga kryeministri Rama.

Berisha ka publikuar një mesazh ku specifikohet se në burgun e Durrësit është bërë gati dhoma te sektori shëndetësor, ku do të qëndrojë Dako.

Postimi i plotë:
Gjykatësi firmosi para 4 ditësh urdhërin e arresit të Dakos.
Rama e bllokoi atë!
Gjushi mbahet në burgun e të privilegjuarve!
Pershendetje doktor. Asnje nuk e trajton se pse vendimi i arrestit eshte nxjerre te premten me firmen e gjyqt. Kurse Ekzekutimi beghet pas 4 ditesh. Kush e bllokoj? Sigurisht Rama!Kompromis ? Ne burgun e Dr eshte bere gati dhoma tek sektori shendetsor. Perderisa po hetohën nga Spaku duhet te qendrojne ose tek 313 ose 302. Ai sektor po behet burgu i VIP ve dhe te kujton paraburgimin e Eskobarit ku ishte ky qe i percaktonte kushtet….miqesisht .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb