Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë sot është bërë gjithçka që është e mundshme për sigurimin e votave për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Ai gjithsesi nuk ka bërë me dije nëse dorëzimi i aplikimit do të bëhet sot ashtu siç pritej, apo në një datë të dytë.
Konjufca është mjaftuar vetëm me faktin se do të bëhet dorëzimi vetëm kur të jenë gati.

Kujtojmë se qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka miratuar nismën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Vendimi i miratuar sot obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës që të zhvillojë të gjitha procedurat për anëtarësim në bazë të legjislacionit në fuqi.

Kohë më parë është paralajmëruar se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshill të Evropës në muajin maj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: