Drejtori i Urgjencave të Shqipërisë Skënder Brataj në një lidhje telefonike të drejtpërdrejtë me “News 24” tha se si pasojë e tërmetit dhe pas-goditjeve  është dëmtuar një pjesë e Urgjencës.

Brataj nënvizoi se Urgjenca në Durrës kishte dëmtime në mure, por jo në strukturë. Drejtori i Urgjencave shtoi se autoritetet kanë qenë në gatishmëri të plotë, madje punonjësit kanë punuar edhe jashtë orarit zyrtar.

Një pacient është dërguar në Itali. Shumica e pacientëve nuk janë në gjendje serioze për jetën. Bëmë spostimin e Urgjencës së Durrësit. Unë duke dëgjuar edhe sizmologët mendoj se do të ketë lëkundje, por jo më ashtu siç ndodhi. Hyrja është bllokuar në një pjesë të Urgjencës. Nesër do të bëhet riparimi i murit.

Më shumë është dëmtuar muri sesa struktura. Spitali i Durrësit paraqitet i sigurt. Nesër do rregullohet edhe muri. Kemi njerëz që punojnë edhe jashtë orarit, sa herë shikojnë fluks njerëzish që kanë nevojë për ndihmë.  Masat ishin marrë, sepse unë kam punuar edhe në Itali. Ne e përballuam situatën”, deklaroi Brataj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb