Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, e ka cilësuar si një bujë të madhe mediatike aksionin e sotëm të Policisë së Shtetit në shtëpinë e Ervis Martinajt.

I ftuar në “Open”, ai tha se në vetvete nuk ka asnjë të re dhe se autoritetet në momentin që dëgjuan mbi pretendimet e familjarëve për zhdukjen, duhet të kishin bërë hetime më të thelluara.

“E para kjo situatë cënon besimin te autoritetet ligjzbatuese. Familjarët kanë deklaruar për zhdukjen e Martinajt e kësaj piste duhej shkuar deri në fund. Arsenali i gjendur nuk është gjë e papritur. Më bën përshtypje buja mediatike, që në thelb nuk kanë ndonjë produkt, është më tepër për të krijuar një përshtypje që po veprohet se sa kemi një gjë reale. Familjarët kanë deklaruar, duhej ndjekur pista e tyre. Dihet dhe është fakt që një nga problemet që ne kemi është struktura e rendit me krimit dhe me trafikun, që u nis me kanaibisin dhe tani është kokaina që kanë një qasje të ndryshme”, tha Mediu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb