Një vit pas dramës në Evropian, Christian Eriksen është kthyer më i kërkuari në merkato. Arresti kardiak i pësuar 12 qershorin e vitit të kaluar gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë të Euro 2020, është ende në memorien e shumë njerëzve.

Atë ditë dhe në javët pasuese, kthimi në fushë ishte mendimi i fundit i lojtarit, që gjithsesi është kthyer në fushë pas operacionit. Pas prishjes së kontratës me Inter-in, që ka ardhur për shkak të ligjeve italiane që nuk lejojnë që një lojtarë të luajë pas një operacioni të tillë, Eriksen është kthyer në fushë me Brentford-in.

Tani ai po përgatitet të luajë një sezon të plotë pas dy vitesh me shumë ambicie në nivel klubi dhe me kombëtaren. Danimarka është një nga pjesëmarrëset në Katar 2022 dhe Eriksenit do t’i duhet të jetojë një sezon te një klub i madh për të qenë gati për Botërorin.

Ofertat nuk mungojnë, por ish-lojtari i Ajax-it duket se do t’i japë përparësi zemrës. Eriksen duket se ka vendosur të pranojë ofertën e Tottenham para atyre të Manchester United dhe Neëcastle. Diferencën e ka bërë dëshira e Christian për të qëndruar në Londër, përveç mundësisë për t’u bashkuar përsëri me trajneri Conte pas aventurës me të tek Inter, ku fituan titullin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb