TIRANE- Nënkomisioni ‘Ad Hoc’ ka përjashtuar nga gara kandidatin për anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Altin Hazizaj, i cili ishte një nga tre kandidatët e Shoqërisë Civile.

Mësohet se tre anëtarët e PS votuan për përjashtimin e tij nga shorti, pas akuzave të PD se Hazizaj prekej nga ligji i dekriminalizimit dhe kishte fshehur dy dënime të mëparshme.

Oerd Bylykbashi u shpreh se Kuvendi duhet të përzgjedhë mes kandidaturave dhe përjashtimi i Hazizajt është një farsë duke u tallur me shqiptarët.

Kujtojmë se pas akuzave të PD më herët se ka qënë i dënuar, Hazizaj reagoi duke u shprehur se ishte arrestuar në moshën 22-vjeçare, kur ishte gazetar, teksa nuk i ishte bindur urdhrit të policisë për të mos hyrë në një ndërtesë të papërfunduar në Tiranë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: