Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka folur e tone të ashpra lidhur me gjyqtarin që ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për dhunë në familje Dan Hutrën në vitin 2022, Gert Hoxha.

Ai tha se ky gjyqtar, që vendimin e tij e ka bazuar mbi faktin se autori “ka pak klasë shkollë dhe nuk kupton normal e familjes dhe shoqërisë, si dhe se ka kanosur me fjalë dhe jo me vepra”, ka kaluar Vetingun. Sipas tij Vetingun e ka kaluar me ndihmë “edhe këtej edhe këtej”, duke drejtuar gishtin nga PD dhe PS.  Sipas tij ky është problemi kryesor.

“Lexoni ça ka thënë gjykatësi atje! Është një tmerr që ky njeriu që ishte dënuar me 16 vite burg, shumë pak se ka vrarë gruan e tij vetëm 22 vjeçe, ky njeriu ka pak klasë shkollë dhe kjo e bën të mos kuptojë rregullat dhe normat e familjes dhe shoqërisë, që ky njeri nuk ka kërcënuar por ka kanosur me fjalë jo me vepra thotë gjyqtari… dhe ky gjyqtar e ka kaluar Vetingun, dhe e ka kaluar me ndërhyrje edhe këtej edhe këtej, ky është problemi!”, tha Braçe.

Ndërkohë ka qenë deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila ka replikuar me Braçen.

“Sa fjalë flasim që janë bosh në politikë dhe parlament është kot. Braçe meqë më pyete, kush ka ndërhyrë për gjyqtarin që të shkojë në veting. Kush e influencon vetingun? Kush ka aq fuqi. Fol me emra zoti Braçe. Unë nuk kam pasur kurrë akses te institucionet e drejtësisë. As t’i afrohem nuk e kam bërë. Kush ka influencuar që ai gjyqtar ka marrë atë vendim për atë person? Kush ndikon te veting sot? Pastaj presim një reformë që t’i japë zgjidhje të gjithave. Drejtësia liron nga burgu edhe atë pa mbrojtje politike”, tha Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: