Nedim Bajrami ka humbur pak nga shkëlqimi i këtij fillim sezonit, mbi të gjitha ka humbur statusin e tij si titullar i paprekshëm, por ky fakt nuk i shqetëson aspak drejtuesit e Napolit, përkundrazi, kanë shumë besim tek aftësisë e fantazistin kuqezi, duke e konsideruar këtë si një moment kalimtar, pjesë e rritjes së lojtarit. Drejtori Sportiv i Empolit, Pietro Accardi, shprehet i bindur se Bajrami do të rikthehet shumë shpejt në nivele të larta dhe se klubin beson shumë tek ai:

Bajrami
Bajrami

“Është pjesë e rritjes së lojtarit, edhe vitin e shkuar Bajrami pati një moment të tillë por ne jemi të vetëdijshëm se kemi një lojtar që do të rritet dhe që do të qëndrojë me ne, kemi shumë besim tek ai. Këtë momente rënie e konsiderojmë normal dhe pjesë të rrugëtimit. Është i ri, duhet të bëjë edhe rrugë të tilla, të mos harrojmë, në fund të fundit po flasim për një lojtarë të ditëlindjes 99”, u shpreh drejtori sportiv i Empolit në një intervistë për “TuttomercatoWeb”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: