Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për vjedhje të një banese. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet K.L., banues në Vlorë.

Ai dyshohet se ka hyrë me forcë në një banesë (pronarja e së cilës aktualisht nuk banon aty) me pretendimin se është e vetja dhe ka vjedhur një pajisje eletroshtëpiake.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: