Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo duke folur për qeverinë e re të Italisë deklaroi se kryeministrja e re Giorgia Meloni do ta tregojë veten kur të përplaset me problemet që vijnë me pushtetin pasi tha se “në opozitë është e lehtë të bërtasësh”.

Sipas Milos kishte dy vlera të Melonit që e ndihmuan atë të fitonte zgjedhjet, të cilat ishin të qenit femër dhe agresiviteti pozitiv që ajo ka akumuluar.

“Në momentin që do qeverisë dhe do përplaset me 1001 probleme do të shohim cila është Meloni e vërtetë. Është gjeja më e lehtë të bërtasësh në opozitë sepse nuk ke përgjegjësi mbi supe. Por në momentin që merr frenat e qeverisjes në dorë dhe të kërkohën shumë gjëra, atëherë do të shfaqet sa i zoti je për të përballur problemet, sepse aty nuk hynë në punë bertitjet. Në fund të fundit ka dy vlera që u çmuan, e para se është femër, dhe e dyta është agresiviteti i saj pozitiv që ka akumuluar”, u shpreh Milo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb