Me titullin tre hapa larg, drejtuesit e Milan, në të njëjtën kohë po punojnë edhe për të ardhmen. Lëvizja e parë është të plotësojnë vendin e lënë bosh nga Kessie, me mesfushorin që në fund të këtij sezoni largohet falas.

Sipas mediave italiane, pasuesi i tij në Milano do të jetë Renato Sanchez. Kjo duket një marrëveshje e mbyllur ish pasi portugezi hoqi dorë nga pretendimi i tij për të përfituar 6 milionë euro në sezon, tani Sanchez është i kënaqur edhe me 4 milionë euro, plus bonuse.

Sanchez
Sanchez

Në lidhje me kartonin e tij, Lille do të përfitojë 20 milionë euro, plus 5 të tjera në formë bonusesh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: