Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, njëherësh nënkryetar i Këshilli u shpreh se Shqipëria ndodhet në një moment kyc të udhëtimit të saj integrues, ndërsa u shpreh optimist në vendimin e 18 tetorit. Balla u tërhoqi vëmendjen institucioneve anëtare të cilat nuk morën pjesë në këtë mbledhje e cila shënon të parën për nisjen e sesionit të ri politik.

“Shqipëria ndodhet në një moment kyc të udhëtimit të saj integrues, nuk dua t’i fsheh pritshmëritë pozitive mbi vendimin e 18 tetorit. Shqipëria e Maqedonia e Veriut e meritojnë tërësisht. Secilit prej nesh i shton përgjegjësit për të qenë më të përgjegjshëm. Doja të thoja që duke hedhur sytë mbi punën gjatë këtij viti, padyshim që ne kemi pasur vëmendje të shtuar sa i përket të gjithë aktorëve të përfshirë në proces sa i përket forcimit të kapaciteteve të të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë proces.

Në këtë kuptim do të doja t’i tërheq vëmendjen institucioneve që janë anëtare të këtij këshilli e që sot mungojnë. Është e patolerueshme që procesi më i rëndësishëm i aspiratës tonë, ai i integrimit europian dybet të mirëkuptohet nga gjithsecili si detyrim dhe fakti që ka këtu institucione që mungojnë pa asnjë arsye dhe që nuk kanë dërguar një përfaqësues të tyre e bëjnë më të rëndësishëm rritjen e masave monitoruese që ne si Kuvend në një republikë të pastër parlametare kemi përkundrejt tyre.

Kuvendi i Shqipërisë me propozim të Komisionit të Integrimit Europian do të shqyrtojë në ditët në vijim një Rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë, si një qendrim zyrtar i Shqipërsisë ludhur me procesin e fillimit të bisedimeve për anëtarësim.

Është e domosdoshme që secili prej nesh politikan ose jo të jetë i angazhuar në një promovim të gjithçka që ka bërë Shqipëria për ta merituar atë rekomandim tejet pozitiv të Komisionit Europian, lidhur me rrugën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim.

Javët dhe muajt në vijim këshilli do të mblidhet më intensivisht për të qenë më i apdeituar lidhur me procesin.

Edhe delegacionet e Kuvendit në kuadër të diplomacisë parlamentare duhet të konsultohen me qeverinë për të pasur një qëndrim të përbashkët. Mezi pres që përtej fjalëve të rastit të kalojmë në punë të mirëfillta, Kuvendi ka rregullore të re parlamentare. Dhe konsultimi me shoqërinë civile e grupet e interesit janë pjesë e punës tonë, si institucioni bazë i zgjedhur nga populli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb