Në studion e emisionit ‘Me Zemër të Hapur’ të gazetares Evis Ahmeti u trajtua skandali i rëndë i rekrutimit të vajzave shqiptare si eskorta në Dubai nga agjencitë shqiptare.

Një nga vajzat që kishte aplikuar për këtë punë pa e ditur të vërtetën pas skemës së agjensive deklaroi se edhe pse kishte një diplomë të shkollës së lartë u josh nga paga që ofrohej për punë si kamariere apo hostess.

Vajza e cila ishte kurorëzuar edhe Miss në një kompeticion në Turqi tregoi se vajzave u kërkohej të kishin trupa të gjatë, pa tatuazhe e pa deformime apo shenja dalluese.

E reja tha se dyshimet e para lindën pasi ishte ajo që iu premtua ishte një shifër shumë e lartë

Ajo foli po ashtu për një vajzë të tretë e cila ndoqi të njëjtën rrugë rekrutimi dhe tani ka humbur çdo kontakt me familjarët pasi është nisur drejt Arabisë Saudite për të punuar si kameriere.

Vajza tha se pas komunikimit me vajzën që u nis drejt Arabisë tregonte se ishte tmerruar pasi kishte mbetur në një rreth vicioz nga i cili nuk e dinte nëse do të dilte.

Sipas saj vajza që ka “ngecur” ka probleme me dokumentacionin pasi që të largohet duhet të bashkëpunojë me agjensinë që e dërgoi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb