Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, tha sot se situata në Mal të Zi dhe në rajon është “shumë më e keqe” se pesë vjet më parë.

Ai sqaroi se shkak për këtë është bërë rënia e përkushtimit ndaj vlerave europiane.

Lajçak vlerësoi se edhe bashkëpunimi rajonal është më i keq se 5 vite më parë, duke shtuar se të gjithë treguesit tregojnë se nuk ka pasur vendosmëri dhe përkushtim për reformat, të cilat do e afronin këtë vend drejt BE-së.

“Edhe unë mbaj përgjegjësi. Nuk bëhet fjalë për faj, po e them të qartë, ky është vetëm një vëzhgim. Rajoni nuk është në një gjendje të mirë dhe BE-ja dëshiron të tregojë se ne jemi seriozë dhe duam të tregojmë një shembull pozitiv të Ballkanit Perëndimor. Këshilla ime e sinqertë për rajonin, është që të fokusohet te përmbushja e detyrave që kërkon BE-ja. Duhet të ndërtoni standarde evropiane në vendet, por edhe të zgjidhni çështjet dypalëshe”, tha Lajçak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: