Familje me fëmijë në karroca, nëna të reja me foshnja në krahë dhe të moshuar që lëviznin aq shpejt sa u lejonin vitet e tyre. Shumica të heshtur, disa të tjerë që qanin. Kjo është panorama e trishtë që vjen nga Irpinit, qytet i pushtuar nga frika, paniku dhe ankthi, pasi bombat ruse rrezikonin jetën e civilëve, raporton BBC. Të gjithë ishin dëshmitarë të vdekjes së një qyteti të granatuar.

“Gjithçka është e bombarduar”, tha Valentina, teksa vrapoi përpara nesh, duke ikur nga shtëpia dhe jeta e saj, ndërsa me vete kishte marrë vetëm një ccantë mbi supe. “Nuk ka drita, gaz dhe internet prej 2-3 ditësh. Njerëzit janë fshehur në bodrume dhe fëmijët janë të sëmurë atje.” shtoi ajo. Forcat ruse janë tashmë brenda qytetit.

“Një pjesë e Irpin u kap nga pushtuesit rusë, por një pjesë e qytetit po lufton dhe nuk dorëzohet”, tha kryetari i bashkisë, Oleksandr Markushyn, në një video që postoi në rrjetet sociale.

Ata që tentojnë të arratisen janë ende në shënjestër, siç e pa dje vetë kryebashkiaku. “Pushtuesit rusë qëlluan mbi civilët tanë vendas. Një familje u shua nga një predhë që goditi për vdekje prindërit dhe dy fëmijët e tyre”, tha kryebashkiaku.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: