Nё njё marrёdhёnie qё nuk funksionon zgjidhja mё racionale ёshtё divorci, por interesi mё i lartё duhet tё jetё fёmija. Duket se ky kompromis nuk ёshtё arritur mes Joanёs dhe Klementit.

Ashtu siҫ u paralajmёrua njё ditё mё parё, emisioni “Me Zemёr tё Hapur” në News24 iu rikthye kёsaj historie maratonё ku nё studio ishte Klementi.

Nё 2 emisionet mё parё ndaj tij janё hedhur akuza tё forta nga ish-bashkёshortja pёr dhunё dhe pёr njё bashkёjetesё problematike. Pasi kjo martesё mori fund Joana ka pretenduar se i ёshtё mohuar e drejta e prindёrimit dhe ish-bashkёshorti sё bashku me ish-vjehrrёn e kanё penguar atё tё flasё me tё bijёn pёr 9 vite si edhe e kanё ushqyer atё me ndjenja negative ndaj nёnёs.

Por njё tjetёr qёndrim mban Klementi nё kёtё histori.

Klementi: Joana nuk ka stabilitet. I flet një herë në 6 muaj vajzës. Dhe kur kujtohet t’i flasë vajzës i flet keq për mua.

Evis Ahmeti: A ke bërë ti një farë bllokade?

Klementi: Jo aspak. Ajo ka qenë historikisht gënjeshtare. Unë e kam dashur shumë dhe ja kam toleruar. Ajo nuk është përpjekur të takojë vajzën. Ajo nuk ka dhembshuri për vajzën. E ka lënë të vogël fare, e ka rritur nëna ime. Kur u divorcuam më tha mami që iku. E mora në telefon më tha ika se kam jetën time.

Evis Ahmeti: Pse nuk lejohet vajza ta takojë?

Klementi: Ajo më ka kërcënuar që do bëjë emision. Ajo është e pa përqendruar

Evis Ahmeti: Ke kërcënuar ish-vjehrrin?

Klementi: Jo aspak. E kam takuar para 3 muajsh më kërkoi vajzën. E mora në kafe dhe i thashë ti për vajzën je i huaj. Hajde njihe, afroje në fillim. S’mund ta marrë vajzën pa e njohur fare.

Ndërhyn Joana: Unë vajzën nuk e braktisa e lashë tek vjehrra sepse punuam të 2 në Kretë. Kur kam ardhur për ta takuar vajzën më tha jam në Dibër.

Evis Ahmeti: Pse pas kaq vitesh keni mllef dhe dërgoni mesazhe kërcënuese duke përmendur edhe vajzën?

Kreshniku: Nuk kam pse duroj tangërllikun e kësaj…

Joana: Ti je i dënua. Nëse gënjej mos e lindje fëmijën që kam në bark. Unë i kam hedhur nga pas të shkuarën. Dua vetëm të takoj vajzën. Për të mos dëmtuar vajzën nuk kam bërë denoncime.

Reagon vajza 13 vjeçare: Marrëdhënia me mamin u shkëput se më është prishur telefoni. Nuk e kam bërë bllok.

Evis Ahmeti: A je e gatshme të flasësh me mamin sot?

Reagon vajza 13 vjeçare: Po

Joana: Mami të do shumë. Dua të kemi marrëdhënie si shoqe sot. Dua t’i lemë pas raportet që kam me babin tënd dhe bashkë të shkojmë mirë e të ndërtojmë një marrëdhënie të mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb