Heroi i Inter është vetëm një, është gjithnjë ai, Romelu Lukaku, autor i një “dopjete” që i dhurojë ekipit zikaltër një fitore të madhe në transfertën gjermane, një trepikësh që i mban në garë në Champions League. Si gjithnjë modest në fjalët e tij, belgu nuk harron as të kritikoj ekipin që sërish i ndërlikoi gjërat pavarësisht se ishin në avantazh të dyfishtë: “Jemi duke u rritur por kur je në avantazh 3-1 duhet ta mbyllësh ndeshjen. Ne bëmë të kundërtën, pësuan golin e dytë dhe ishim me fat kur pësuam dhe të tretin”, u shpreh Lukaku i cili nga ana tjetër nuk harrojë të kujtoj faktin se tek Inter ndihet shumë mirë: “Jam shumë i lumtur që luaj me këto lojtarë, jam rritur shumë falë tyre dhe trajnerit. Kjo periudhë tek Inter ka qenë më e mira në karrierën time. Unë lider? Jam thjeshtë një prej 26 lojtarëve, ka të tjerë me më shumë eksperiencë se unë”, u shpreh Lukaku pas ndeshjes.

Antonio
Antonio

Presioni ishte i madh tek Inter përpara këtij takimi ku sigurisht i pari nën akuzë ishte trajneri Conte: “Nëse nuk je një skuadër në të gjithë komponentët nuk mund të fitosh ndeshje të tilla, mbi të gjitha në këto momente, ata ishin më të vërtetë në formë. Bëm një ndeshje shumë të rëndësishme dhe e merituam fitoren. Mund të shmangnim disa situata të evitueshme por të mos harrojmë që përballë kishim një kundërshtar të madh. Jemi gjallë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, u shpreh Conte në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb