Kryeministri Edi Rama reagoi për zgjedhjet e pjesshme lokale, ku kandidatët e Partisë Socialiste arritën të fitonin në pesë bashku, nga gjashtë në të cilat po zhvilloheshin zgjedhjet në total.

Rama nuk u ndal vetëm te ky sukses, por shtoi se duhet hedhur një vështrim nga situata në Ukrainë që ka stabilizuar qetësinë botërore. Në hapësirën e komenteve, ka reaguar një qytetar, i quajtur Selim Hoxha. Ai i thotë kryeministrit se është një shqetësim pjesëmarrja e ulët në votime e kjo do të thotë se qytetarët kanë humbur besimin.

Kryeministri ka zgjedhur t’i përgjigjet këtij komenti me fjalët se kudo në botë zgjedhjet e pjesshme kanë pjesëmarrje më të ulët, në lista sipas tij përfshihen edhe ata që jetojnë jashtë vendit.

Biseda:

Qytetari: Ne vend qe te beni autokritikë per pjesmarrje te ulet ne votime,flisni per arritje.
Nje shoqeri,ku 70% e saj rri ne shtepi,ne kohen e votimeve,deshmon ne menyre te pakundershtueshme,se dicka serioze ka ndodhur.
Qytetaret kane humbur pergjithesisht besimin.
Pse?!
Kesaj pyetje,vetem ju jeni ne gjendje t’i pergjigjeni.
Pershendetje!

Rama: Selim Hoxha e para njehere ne zgjedhjet e pjesshme gjithnje pjesemarrja eshte me e ulet se zakonisht, jo ne Shqiperi po kudo; e dyta llogaria me 70% ndenjie ne shtepi eshte gabim, sepse ne liste jane te tere, edhe ata qe jane jashte shtetit, keshtu qe pjesemarrja e atyre qe banojne ketu e kane mundesi votimi eshte natyrisht me e larte se sa 30%; e treta, po me e rendesishmja, ne postimin tim kam folur per dicka krejt tjeter dhe jo per ndonje arritje!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb