Kur kanë kaluar vetëm pak orë pas arrestimit të ish-kryetarit të bashkisë Durrës Vangjush Dako, avokati i tij Petrit Ismaili ka dhënë një deklaratë për mediat.

Ai ka zbuluar se ka qenë vetë ai që ka vënë në dijeni Dakon për ekzistencën e një urdhër-arresti, ndërsa më tej kanë vënë në dijeni autoritetet për vendndodhje e Dakos, i cili në ato momente ishte në Tiranë.

“Në momentin e arrestimit jam unë që kam njoftuar Drejtorinë e Policisë pas lajmit nga mediat, për vendndodhjen e Dakos. Dako ka qenë në Tiranë. Kur pamë që ka një masë sigurimi kemi njoftuar autoritetet që kanë ardhur dhe kanë zbaruar urdhrin, në kushtet e vetëdorëzimit.

Ka qenë në kontakt me SPAK ka dhënë të gjitha detajet e nevojshme. Është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë.

Dako nuk ka pasur probleme shëndetësore, pjesa emocionale dhe stresi janë prezentë por nuk ka probleme të tjera shëndetësore”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: