OBSH në Shqipëri iu bën thirrje të gjithë atyre qytetarëve që konsumojnë duhan se tani është koha e duhur për ta lënë.

Në një mesazh në “Facebook”, OBSH thekson se duhanpirja dëmton mushkëritë dhe pjesë të tjera të trupit, duke i bërë këta persona më të cënueshëm nga infeksioni i koronavirusit.

“Duhanpirja dëmton mushkëritë dhe pjesë të tjera të trupit tuaj, dhe ju bën më të cënueshëm nga infeksioni i COVID-19. Është koha e duhur për t’i dhënë fund ? duhanpirjes për një shëndet më të sigurt dhe më të mirë ?”, thuhet në njoftimin e OBSH në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb