Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un konsiderohet Lideri Suprem i vendit të tij, dhe fjala e tij është ligj atje. Por pavarësisht kësaj, ai ka një frikë të madhe. Është kaq paranojak sa frika se mund të helmohet bën që të kontrollohet me imtësi çdo gjethe e sallatës jeshile, përpara se të konsumohet prej tij.

Të gjitha ushqimet që ai konsumon, kontrollohen duke përdorur një mikroskop, përpara se të përfundojnë në pjatë. Një burim brenda Koresë së Veriut ka zbuluar procesin e përpiktë brenda fermës, mes spekulimeve se Kim Jong Un, 32 vjeç, është duke zhvilluar një fobi ndaj zarzavateve.

Personat të cilët merren me përgatitjen e ushqimit të tij dhe që punojnë në fermë, janë njerëzit më të besuar të Kim Jong-Un.

“Të gjitha produktet kontrollohen me mikroskop çdo ditë. Ka një njësi speciale për këtë qëllim”, tha ajo. “Inspektorët duhet të jenë të papërlyer dhe duhet të kenë diplomën e universitetit mjekësor. Ata shpenzojnë minuta të tëra me një gjethe maruleje”. Ferma është ngritur në vitin 1980 për Kim Jong Il, i ati i diktatorit aktual.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: