Armando Broja është një nga lojtarët më të lakuar në ishull, paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në Premier League, por në radhët të parë, sulmuesi kuqezi është në pronësi të Chelsea dhe i takon bluve të vendosin. Aq i lartë është interesimi për Brojës, sa këtë herë në konferencën për shtyp, ishte e pashmangshme dhe një koment nga ana e trajnerit të bluve, Thomas Tuchel:

“Armando Broja është lojtari i Chelseat dhe po bën mirë. Është vetëm gjysma e sezonit dhe ai duhet që të vazhdoj të përmirësohet, për të bërë detyrën e tij. Është një lojtar unik, por nuk është tani momenti që ne të flasim për merkaton e verës. Janë lojtarë të Chelsea-t për një arsye, sepse kanë kualitet dhe mentalitetin e duhur”, u shpreh ndër të tjera Tuchel.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb