Nëse do ishte një sfidë ndërmjet Jose Mourinho dhe Arne Slot, nuk do kishte asnjë dyshim në lidhje me fituesin, por idetë e trajnerëve interpretohen nga lojtarët, plus që është një finale, një sfidë teke ku është e vështirë të flasësh me bindje. Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot foli për mediat përpara finales së Conference League:

“CV e tij është mahnitëse. Mourinho ka fituar shumë finale, por ne duhet të fokusohemi mbi të gjithë tek ekipi i tij, taktika dhe stili i tyre i lojë, pavarësisht se sa finale ka fituar. Roma është një ekip që di të luajë mirë në ndeshjet e rëndësishme, e ka treguar në ndeshjet me eliminim direkt. Në finale mbërrijnë vetëm skuadrat më të mira.

Ne jemi një skuadër me mentalitet sulmues, na pëlqen të mbajmë topin dhe të luajmë me intensitet të lartë. Ne kërkojmë ta rikuperojmë sa më shpejt topin kur nuk e kemi. Na pëlqen të bëjmë presing dhe të luajmë një futboll agresiv. Kam idenë që jemi një skuadër e vështirë për t’u mposhtur, djemtë kanë cilësi për të fituar trofe. Potencial kemi pafund, të tregojmë vetën në finalen e 25 majit në Tiranë”, theksoi 43-vjeçari holandez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb