Në mars të 2019 erdhi propozimi për martesë, në një plazh në Karaibe, me një diamant 20 karat me vlerë 4.5 milion dollarë. Alex Rodriguez nuk është kursyer asnjëherë për Jennifer Lopezin e tij. Ish kampioni i baseball, 45 vjec dhe ylli i muzikës 51 vjeç, janë bashkë që prej 2017 dhe nuk humbin asnjë rast për t’i shprehur dashurinë njëri-tjetrit në Instagram.
Me familjen e tyre të madhe (të dy kanë 2 fëmijë nga martesat e mëparshme) çifti kalon kohë të lumtur së bashku nga vila në Miami në rezidencën e New York-ut.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

JLo e ARod kishin filluar të planifikonin martesën e tyre prej disa kohësh. Eventi i madh ishte parashikuar në 2020 në Itali, por për shkak të covid-it ata e shtynë ceremoninë për plot 2 herë. ‘E anuluam dhe prej atëherë nuk kemi folur më. Duam ta bëjmë sa më mirë’, kishte deklaruar Jennifer Lopez disa muaj më parë.

Por tani Lopez është shfaqur me një fustan të bardhë nusërie në rrjetet sociale duke ngjallur kuriozitet tek të gjithë. Këngëtarja shfaqet si një princeshë e veshur me një fustan të bardhë. Një frazë e shkruar mbi një foto shkruan: here we go! Mos vallë Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë martuar në fshehtësi të plotë?

Ka mjaftuar vetëm një hashtag, #shotgunwedding, që ka thyer ëndrrat e ndjekësve të tyre. Gjatë kësaj jave Jennifer Lopez ka marrë pjesë në xhirimet e një filmi në Republikën Domenikane të titulluar Shotgun Wedding. Në këtë film Lopez luan rolin e një vajze në prag të martesës. Është kjo arsyeja përse këngëtarja ka veshur një fustan nusërie. Edhe në të shkuarën JLo është martuar në film shumë herë. Të shpresojmë që ajo tashmë është gati për të thënë Po për herë të fundit në jetën reale.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb