Pothuajse 60-vjeç (do i festojë në 17 gusht) Sean Penn duket se ka bërë ‘hapin e madh’, ( të tretin në jetën e tij), duke u martuar me të fejuarën Leila George. Të dy janë bashkë që prej 2016. Sipas asaj që raporton People, lajmi ka ardhur nga një postim në rrjetet sociale i një mikeshe të çiftit, që ka publikuar një foto me shumë lule dhe unazë duke komentuar:’Jemi kaq të lumtur për martesën e Leila George me Sean Penn’. Por deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga çifti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi në rrjetet sociale (që më pas u hoq) u bë nga Irena Medavoy, bashkëshortja e producentit të ‘Black Swan’ Mike Medavoy. Së bashku me mesazhin e bashkimit mes aktorit 59 vjeçar dy herë fitues i çmimit Oscar dhe artistes 28 vjeçare ishin edhe foto të çiftit, mes të cilave edhe një ku tregonte unazat e martesës. Mes komenteve sociale edhe urimi i Rosanna Arquette e Josh Brolin.

Për Sean Penn kjo është martesa e tij e tretë, pas asaj me Madonna nga (1985-1989) dhe Robin Wright (1996-2010). Nga martesa e fundit kanë lindur dy fëmijë, Hopper, 26 vjeç dhe Dylan 28. Leila është vajza e dy aktorëve të famshëm, Greta Scachi dhe Vincent D’Onofrio. Historia me Sean Penn lindi në 2016 dhe ka qenë gjithmonë larg reflektorëve të mediave. Ata janë kapur shumë pak herë së bashku nga paparacët, mes të cilave gjatë një shëtitje me DiCaprio-Morrone në një jaht në Capri dhe në jug të Francës.

Daljet e tjera publike mes të dyve kanë qenë vetëm ne evente bamirësie. Në mars, për shembull, ata morën pjesë në një gala për të mbledhur fonde për Australinë e shkatërruar nga zjarret, ndërsa në prill janë parë së bashku, teksa merrnin pjesë si vullnetarë në një qendër, për luftën kundër Covid-19, në Los Angeles.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb