Të shumtë janë ata që shprehen se Erling Haaland është sulmuesi më i mirë në qarkullim, të shumtë janë dhe klubet që kërkojnë shërbimet e tij në tregun e transferimeve. Vetëm 21-vjeç, Haaland ka nga pas numra fantastik, por vetë sulmuesi norvegjez ka një preferencë të çuditshme kur pyetet në lidhje me idhullin e tij.

Në një intervistë për Sky Sport, Haaland shprehet se sulmuesi më i mirë në këndvështrimin e tij është Jamie Vardy: “Nuk i kam studiuar sulmuesit por kam parë shumë lojtarë. Marrim një shembull, kur bëhet fjala për numrin dhjetë, sulmuesin pas mbrojtësit të qendrës, mendoj se më i miri në atë rol është Jamie Vardy, e shoh shpesh për këtë. Shoh shumë futboll, kur luaj të shtunën, të dielën shkoj në shtëpi dhe shoh futboll gjithë ditën.

Më pëlqen shumë të shoh futboll, më ka pëlqyer gjithnjë. Mendoj se mund të përmirësohem mbi gjithçka, mund të jem më i shpejtë. Nëse më duhet të përmirësohem në diçka në veçanti është të mos dëmtohem, ky është objektivi im për 2022, të mos dëmtohem”, u shpreh ndër të tjera Haaland.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb