Të paktën 12 qytete në SHBA kanë regjistruar rekord të vrasjeve gjatë 2021.

Sipas të dhënave të bërë të ditura nga policia, Filadelfia ka regjistruar 523 vrasje.

“Është e tmerrshme të ngrihesh çdo mëngjes dhe të duhet të shkosh të shikosh numrat dhe më pas të shikosh lajmet dhe të dëgjosh historitë. Këtu është më keq se një zonë lufte.Kjo duhet të ndalet,” ka thënë kryetari i bashkisë së Filadelfias Jim Kenney.

Qytetet e tjera që kanë arritur rekord të vrasjeve janë Columbus (Ohio), Indianapolis (Indiana), Louisville (Kentucky), St Paul (Minnesota), Portland (Oregon), Tucson (Arizona), Toledo, (Ohio), Baton Rouge ( Luiziana), Austin (Texas).

Më shumë se 443 vrasje janë raportuar në New York City.

Në New York krimi është rritur dhunshëm gjatë pandemisë. Çikago po ashtu është vendi me numrin më të lartë të vrasjeve, me 739 vrasje të raportuara deri në fund të nëntorit.

Sipas raportit vjetor të krimit të FBI-së të bërë të ditur në shtator, vendi pati një rritje prej 30% të vrasjeve në vitin 2020, raportimi më i madh për një vit që kur filloi regjistrimi i statistikave të krimit.

Disa kriminologë ia atribuojnë rritjen e shkallës së vrasjeve stresit të lidhur me pandeminë, konflikteve politike dhe racore të përkeqësuara dhe tërheqja masive pasuese e oficerëve të policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: