“Protesta na dha mundësi të kemi çelësa të hapim dyert e njëri-tjetrit”. Me këto fjalë iu drejtua sot Kryeministri Rama studentëve dhe pedagogëve në Universitetin e Ekonomikut me të cilët bashkëbisedoi mbi ecurinë e Paktit për Universitetin.

Ndërsa studentët ngritën shqetësime si mos rikonstruksioni i godinës, apo edhe mosfunksionimi i bibliotekës dixhitale, kryeministri e drejtoi gishtin tek rektorati, tek vetë rektori i UT=së Mynyr Koni, i cili tha qëndron në postin e tj më rehat se sa një mbret për shkak të autonomisë që sot kanë universitetet shtetërore.

“Biblioteka dixhitale është e paaksesueshme dhe shkak është rektorati. Më e bukura në gjithë këtë histori ju jeni si ata që pinë kafenë në anën lindore të Berlinit, që cdo gjë e kërkonin nga qeveria. Kjo është pjesa e keqmenaxhimit të UT nga rektorati dhe me keqardhje po e them nga rektori. Ngërçi vazhdon prej një kohe të gjatë. E njëjta gjë ndodh me rikonstruksionin e godinës. Problemi ynë është që autonomia universitare sot është shumë më e madhe se dje, por sensi i përgjegjshmërisë nuk është rritur. Studentët shkojnë tek ministria ndërkohë që shumë prej pikave se kishin adresën atje. As kjo pikë se ka këtu po në rektorat, edhe ato historitë me ngrohje dhe ftohje, jo suvaja, jo tualetet e kanë adresën tek rektorati. Ne nuk duam të fusim duart në sistem, të marrim mbrapsht një pjesë të kësaj autonomie”,- tha Rama.

E ndërsa studentët kërkuan shkarkimin e rektorit, Rama iu përgjigj: “Rektorin e keni zgjidhur ju, jo ne. Duhet të përgjigjet para jush por ka edhe fatin që kur ju duhet të shkoni tek ai, niseni tek ministria dhe ai rri atje. Unë besoj se ligji i ri i Arsimit të Lartë i jep fuqi senatit dhe strukturave të tjera, pa llogaritur fuqinë që ka çdo student që kur bëheni bashkë rektori reagoi brenda 24 orësh. Kjo është rruga më e shëndetshme, do vendosë një standard tjetër sjelljeje të rektoriatit me gjithë pjesën tjetër. E vetmja gjë pa asnjë lëvizje në asnjë drejtim nga gjithë ajo që u krijua nga protesta e studentëve ështe xhaketa e rektorit të UT”,- tha Rama.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb