E ardhmja e Granit Xhakës është kthyer në telenovelë të vërtetë pasi transferimi i tij te Roma dukej më se i sigurt. Por situata ka ndryshuar, dhe Xhaka me Arsenalin tani më duken të pandashëm.

“Topçinjtë” i kanë ofruar një kontratë të re dhe për pesë vite, dhe goli i shënuar kundër Chelsea në miqësoren e djeshme si duket e ka kthyer pllakën në favor të klubit londinez.

Vetë Xhaka, me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ ka shuar të gjithë zërat e merkatos duke shkruar: “Është shumë mirë kur kthehesh në shtëpi”.

Një injorim total ndaj Romës, e cila ka pothuajse dy muaj që pret një transferim të tij, por Mourinho duhet të kërkojë një alternativë tjetër në vend të Xhakës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb